Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, pret një angazhim më të fortë të qeverisë së re gjermane për një rifillim serioz të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha se me shkuarjen e kancelares Merkel pret një marrëdhënie të re të Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiqit dhe “fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që e kemi parë në 10 vitet e fundit”. Nga sot në Gjermani është në pushtet një koalicion i ri, kurse qeveria drejtohet nga një kancelar i ri për herë të parë pas 16 vitesh qeverisje të Angela Merkelit. Sipas ekspertit gjerman për Ballkanin, kjo nuk është vetëm një epokë e re për Gjermaninë, por edhe një epokë e re e marrëdhënieve të Gjermanisë me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …