Për nderë të 80 vjetorit, u botua Monografia “Shkolla e parë shqipe në Shtime”, e autorit Banush Imeri.

Për nderë të 80 vjetorit, u botua Monografia “Shkolla e parë shqipe në Shtime”, e autorit Banush Imeri.

Për nderë të 80 vjetorit, u botua Monografia “Shkolla e parë shqipe në Shtime”, e autorit Banush Imeri.

Botues – Biblioteka Aurora, Redaktor, Sabit Jaha, Recensentë – Halim Hyseni dhe Bajram Shatri, Redaktor gjuhësor, Ilaz Metaj, Korrektore, Nexhmije Imeri, Realizimi kompjuterik, Endrit Aliu, Fotoja e autorit në ballinë, Sadri Hadergjonaj.

Shtypshkronja GRAPHICAL HOUSE Prishtinë, dhjetor 2021.

PARATHËNIA E SHKURTUAR PËR LIBRIN

Historia e arsimit në Shtime është pjesë e historisë së arsimit të Kosovës dhe pjesë e historisë së arsimit shqiptar në përgjithësi.

Për arsimin në përgjithësi, por edhe për fillimin e punës së shkollave në gjuhën shqipe në Kosovë vazhdimisht u shkrua dhe po shkruhet nga shumë studiues të Historisë së Pedagogjisë nga Kosova, nga Shqipëria e nga viset të tjera shqiptare.

Edhe monografia “SHKOLLA E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË SHTIME” për objektiv kryesor e ka hapjen dhe punën e kësaj shkolle në vitin 1941, pra para 80 vjetëve, dhe e cila punoi deri në vitin 1944.

Por për të ardhur deri te viti 1941, deri te kjo ngjarje historike për Shtimes, arsimi kombëtar është ballafaquar me shumë vështirësi dhe ka bërë rrugë të gjatë nëpër të cilën eci gjatë shekujve. I ballafaquar me pengesa politike, ekonomike, të kuadrove etj., por në asnjë periudhë nuk i kanë ndalur përpjekjet për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe shekuj me radhë, më parë në objekte fetare e më vonë edhe në shtëpi shkolla e më në fund edhe në objekte shkollore përgjatë në kohës së mesjetës, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1913 e deri te hapja e disa shkollave shqipe gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, pra edhe në Shtime.

Që në fillim do theksuar se problemi për shkollat dhe për arsimin në Shtime gjatë Luftës së Dytë Botërore është trajtuar edhe në librin tim ”Shkollat dhe arsimi në Komunën e Shtimes (1912-2012)”, Prishtinë, 2012.

E pashë të arsyeshme të përgatis këtë libër të veçantë që përputhet me 80 vjetorin e Shkollës së Parë Shqipe në Shtime e cila u hap në mënyrë solemne më 8 tetor të vitit 1941, nga mësuesi i ardhur nga Shqipëria, Rexhep Shpendi. Në këtë solemnitet kishin marrë pjesë shumë banorë të Shtimes e të rrethinës me në krye kryetarin e Komunës së Shtimes, Shyqeri Hoxha nga Shtimja.

E përgatita këtë monografi si botim të veçantë, për ta mbajtur gjallë në kujtesën tonë dhe të mos kalojë në heshtje ky përvjetor historik dhe të shërben si një shprehje falënderimi e mirënjohjeje për këta mësuesve të cilët me punën e tyre ringjallën shpresat e shqiptareve dhe e mbajtën të ndezur zjarrin e atdhedashurisë tek nxënësit e kësaj shkolle.

Këta që erdhën për të hapur shkolla, ishin mësues te rinj me plot energji rinore, entuziazëm, shumë prej të cilëve ishin nxënës të klasës së dytë e të tretë dhe mësues qe kishin kryer Normalen e Elbasanit, të cilët edhe pse po ballafaqoheshin me shumë probleme e vështirësi të mëdha, ata punuan me vetëmohim të papërshkrueshëm, pa u ndalur ditë e natë.

Si mund të harrohen mësuesit të cilët erdhën dhe punuan në Shtime: Rexhep Shpendi – Bujan, Tropojë. Motra Aishe Shpendi – Bujan, Tropojë, Nush Shllaku, Koço Shukallari – Gjirokastër Mustafa Biçaku, Dilaver Haliti – Preshevë, Selami Ibrahim Hallaçi – Preshevë, Elez I. Gashi, Kovaç, Tropojë Naum Gadeshi, Enver Xhelo Jusufati – Libohovë, FeriT Buze – Berat, Muzafer Bejleri –Shkodër, Bahtijar Fazliu – Janjevë, Elpiniqi Bishka, Rrahman I. Palushi – Bicaj-Kukës e Shinasi Ibrahim Hallaçi – Preshevë.

Këta mësues na i mësuan fëmijët tanë që ishin të etur për dituri, ua mësuan alfabetin dhe shkrim leximin edhe shumë të rriturve në kurse që u organizuan në Shtime. Dhe me të drejtë, populli i kishte pritur këta mësues me dashuri vëllazërore, me respekt e mirënjohje të thellë për misionin e tyre të shenjte, në arsimimin dhe edukimin e nxënësve të kësaj shkolle të etur për dije e për emancipimin e popullsisë shqiptare të Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …