Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Sunjog, është cituar të ketë deklaruar se Kosova ka bërë përparim apo njëfarë përparimi: lufta kundër terrorizmit, ekonomia e tregut ose reformat strukturore; digjitalizimi i ekonomisë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, investimet në burimet e ripërtëritshme, doganat, taksat, politikat e ndërmarrjeve dhe ato industriale”, përmend ai fushat ku ka pasur ecje. Duke përmendur fushat ku nuk ka pasur përparim ka theksuar se raporti i fundit duhet të shihet si mundësi për veprime konkrete në periudhën pasuese njëvjeçare. “Shpresojmë se vitin në vijim do të ketë më tepër vendime konkrete. Është me rëndësi të shikohet raporti si një grumbull rekomandimesh për hapa të mëtejmë – një udhërrëfyes për veprime. Puna për raportin e ardhshëm nis që tani. Kosova mund të bëjë më mirë: qytetarët e meritojnë më mire”. “Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e njësive speciale policore nga jugu në veri, por që është një praktikë e zakonshme koordinimi i ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare si dhe njoftimi paraprak i KFOR-it, ka thënë mes tjerash Tomash Sunjog.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …