Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një fjalimi me zyrtarët ka folur rreth shumë gjërave, por nuk e ka lëshuar rastin të bëjë edhe batuta. Rama, në prani të ish-zonjës, Hillary Clinton ka treguar se në Shqipëri e në Kosovë ka emra Klinton dhe Billklinton si shenjë falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama iu është referuar Kosovës si gjysma e kombit shqiptar, ndërsa ka shtuar se lidhja me Amerikën është e fortë për shkak të ndihmës së madhe në çlirimin e Kosovës. “Sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama”, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …