Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, që ka shpërfaqur të martën në Bruksel. Ndërsa sa i përket përfaqësimit të Kurtit me fusnotë , në Bruksel, Tahiri ka thënë se në të kaluarën ai nuk kishte lenë gjë pa thënë për atë fusnotë. Qasja e Kurtit ka qenë gabim dhe e paqartë. Kosova të gjitha garancionet që ka marrë për komunitetin jo shumicë i ka realizuar përmes pakos së Ahtisarit. Çfarëdo tendence që synohet, intervenimi, që të merr ky institucion, kompetenca është e pakalueshme dhe do të dëmtojë të arriturat e Kosovës tash e 20 vjet. Një çështje tjetër përgatitja e Kosovës kandidate për anëtare është e mirë, por qasja ishte jo serioze dhe kishte shumë pasaktësi. Kurti nuk e ka nënshkruar fusnotën, por s’ka lanë të zezë pa thënë, për njerëz në pushtet”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …