Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Bashkim Jashari, priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, znj. Ariella Viehe

Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Bashkim Jashari, priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, znj. Ariella Viehe

Në kuadër të vizitës zyrtare, Shefja e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe, u pritë në takim nga komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari. Gjatë takimit, znj. Ariella Viehe u shoqërua edhe nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter. Me këtë rast, gjeneral Jashari, i dëshiroi mirëseardhje, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e  Ekipit të NALT-it në të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, duke theksuar se bashkëpunimi reciprok do të avancohet edhe më tej.

Gjeneral Jashari e njoftoi znj. Viehe me vizionin e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, nga pozita e Komandantit të ri të FSK-së, duke vënë në fokus , arritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s. Ai gjithashtu shprehu vullnetin e tij që Kosova nga vend konsumues i sigurisë të i mundësohet ofrimi i kontributit në operacione të përbashkëta me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, për çka është dëshmuar dhe po dëshmohet suksesshëm edhe në mbështetjen në operacionin aktual humanitar të NATO-s për evakuimin e refugjatëve afgan. Nga ana e saj, znj. Viehe falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së duke shprehur impresionet e saj të larta me vizionin e Gjeneral Jasharit për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimit me NALT-in dhe KFOR-in.

Ai gjithashtu, theksoi se përvoja e gjatë e Gjeneral Jasharit si lider ushtarak e posaçërisht në detyrën e mëparshme si Inspektor Gjeneral i FSK-së, është shumë me rëndësi për eliminimin e sfidave dhe rrugëtimin e suksesshëm përpara drejtë përmbushjes së vizionit të qartë dhe objektivave të tij operacional.

Në fund nga të dy, vizita e znj. Viehe dhe takimet e këtij niveli në këtë periudhë, u vlerësua me rëndësi të veçantë për proceset zhvillimore nëpër të cilat aktualisht po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …