leoni

Mijëra protestues në Serbi janë duke protestuar kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësim

Qeveria e Serbisë, nën presionin e protestave qytetare, detyrohet të tërheq nga procedura Ligjin për Shpronësim

Qeveria e Serbisë, në seancën e 8 dhjetorit solli vendim që të tërheq nga procedura parlamentare Ligjin për Shpronësim, të cilin e ktheu për rishqyrtim presidenti, Aleksandar Vuçiq. Në njoftimin e Qeverisë përmendet që paraprakisht do të bëhet një analizë, nëse ndryshimet e plotësimet në Ligjin për Shpronësim janë të nevojshme. “Nëse konstatohet se është e nevojshme që ligji të ndryshohet, Qeveria do ta bëj, por krahas debatit publik ku do të përfshihen ekspertët, përfaqësues të ekonomisë dhe shoqëria civile”, shkruan në njoftim. Po ashtu thuhet se në të njëjtën seancë Qeveria i propozoi Kuvendit ndryshimet në Ligjin për Referendum dhe iniciativa popullore, për nenet që iu referohen verifikimit të nënshkrimeve dhe përfaqësuesit e propozuesit të autorizuar në organin e referendumit, si dhe afatin për rishpalljen e referendumit. Sipas propozimeve të reja, nuk do të ketë mundësi që për çështjen e njëjtë të shpallet referendum në afat më të shkurtër se katër vjet dhe se Kuvendi i Serbisë nuk do të mundet në afat prej katër vjetësh të sjell vendim ndryshe nga ai që u konfirmua në referendum.

 

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …