Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim, futbollistin e dalluar të Ferizajt, një nga ikonat e plejadës së futbollistëve ferizajas, Shaban Malokun.
Kryetari Aliu tha se ishte bisedë e këndshme, aq më shumë kur temë bosht ishte futbolli. Shabani aktualisht jeton në mërgim, ku jep kontribut të çmueshëm atje në ngritjen e fuqizimin e futbollit me bashkëkombësit tonë në Gjermani.