leoni

Josep Borrell

Bashkimi Evropian krejt njëanshëm kërkon që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Deklarata e shefit të BE-së Josep Borrell, se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe,  shfaqë hapur njëanshmërinë e pozicionit të Bashkimit Evropian në raport me Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë. Në një konferencë të përbashkët për media me z. Borrel në Bruksel, më 7 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janë 33 marrëveshje që janë arritur në Bruksel, por Beogradi insiston në zbatimin e vetëm njërës, atë të Asociacionit, por të cilën, siç tha ai, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si marrëveshje jokushtetuese. Ai insistoi se kjo është njëra prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë duhet të respektohet, duke e vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen, pasi sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton themelimin e Asociacionit. Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij. Asociacioni parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë, ku shumica e popullsisë janë serbë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …