Avokati i Hashim Thaçit deklaron se Prokuroria Speciale e Hagës po argumenton me stereotipe antishqiptare dhe të motivuara politikisht për mbajtjen e tij në paraburgim. Prokuroria e Gjykatës Speciale po përpiqet ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar dhe Policinë e saj si organizatë kriminale. Në përgjigjen e dytë që avokati i ish-presidentit Thaçi ia ka dorëzuar Gjykatës, si përgjigje ndaj prokurorisë, ka kërkuar të thirret seancë ku do të adresohen pikëpamjet e policisë së Kosovës “mbi realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, dhe pikëpamjet e qeverive të shteteve që ofruan garanci për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse”. Avokati Gregory Kehoe, ka parashtruar në Gjykatën Speciale përgjigjen e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar, e cila konsideroi se Policia e Kosovës s’do të mund të garantonte sigurinë e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi. Ai shkruan se rreziqet që i ka përmendur Prokuroria ekzistonin edhe për të akuzuarit që gjykoheshin në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, të themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Zyra e Prokurorit gjithmonë ka çfarë të thotë për ta arsyetuar politikën e Gjykatës Speciale për mos lirimin e Hashim Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …