leoni

Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Nga zejtaria”

Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Nga zejtaria”

Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Nga zejtaria”, me pamjet e të cilave prezantohet artizanati ynë popullor i krijuar në kohërat e vjetra në fushën e zejtarisë në vendin tonë.

Veprimtaria e zejeve në Kosovë zhvillohej e ndarë sipas regjioneve, sipas përkatësive kombëtare dhe fetare, ndërsa në qytete si Vushtrri, Prizren, Prishtinë, Gjakovë e Pejë, etj., ndarja bëhej sipas llojit të zanatit në rrugë të caktuara apo pjesë të qytetit. Në qytetet e Kosovës janë zhvilluar zejet për përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia (leshi, lëkura, mëndafshi, pambuku), pylltaria (druri), xehetaria (përpunimi i metaleve dhe jometaleve), etj. Nga zejet e vjetra dallojmë; terzitë, saraçët, zhgun punuesit, qeleshepunuesit, punuesit e mëndafshit, qilimave, zdrukthëtarët, samarpunuesit, bukëpjekësit, ëmbëltorët, farkëtarët, mbathtarët, qerrepunuesit, kazanpunuesit, stufë punuesit, kallaj punuesit, armëpunuesit, berberët, etj. Përveç tjerash, në tregjet e Ballkanit dhe të Evropës shqiptarët njiheshin për prodhimin e qilimave dhe zbukurimin e armëve.

Posta e Kosovës, do të kujdeset në vazhdimësi që përmes imazheve të pullave postare të promovojë shtetin e Kosovës në mbarë botën, si dhe të afirmojë vlerat artistike të popullit tonë që i ka krijuar me mundin dhe sakrificën e tij ndër shekuj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …