Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, ka pritur sot në vizitë gjeneralët e FSK-së në pension

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, ka pritur sot në vizitë gjeneralët e FSK-së në pension

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, ka pritur sot në vizitë gjeneralët e FSK-së në pension, Zymer Halimin, Imri Ilazin, Ilaz Dërgutin, Fadil Hadërgjonaj, Skender Zhitinë dhe  Xhavit Gashin. Më këtë rast, gjeneralët e FSK-së në pension e uruan gjeneral Jasharin për detyrën e re të Komandantit të FSK-së, duke shprehur kënaqësinë dhe besimin e tyre për eksperiencën dhe lidershipin ushtarak të suksesshëm të tij për të ardhmen e FSK-së. “Nga ana e tij, gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin patriotik dhe profesional të gjeneralëve në pension në rrugëtimin e përbashkët me plotë sfida për të arritur në stadin aktual. Në fund, gjeneralët në pension shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për angazhim nga pozicioni i tyre si pensionistë, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, vullnet ky që u mirëprit nga gjeneral Jashari”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …