Andin Hoti: Asgjë nuk mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë, të zhdukur gjatë luftës

Andin Hoti: Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur fati i personave të zhdukur

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, Andin Hoti, ka folur mbi deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mbi atë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur fati i personave të zhdukur. Hoti tha se deklarata e Kurtit qe normale, pasi sipas tij, nuk mund të ketë asnjë proces normal të shtetit të Kosovës dhe asnjë marrëveshje me Serbinë pa u ballafaquar shteti serb me të kaluarën. “Por e kaluara nënkupton edhe gjëra të tjera ku përfshihet edhe kërkim-falja, por e kemi thënë edhe në Bruksel kur kemi qenë se pa u zgjidh fati i personave të zhdukur nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë dhe unë e përkrahi një deklaratë të tillë të kryeministrit Kurti”. Andin Hoti thotë se në takimet e fundit të delegacionit të Kosovës në Bruksel, kërkesat  e tyre ishin të qarta që kanë të bëjnë me atë se Bashkimi Evropian duhet t’i ushtrojë presion dhe kushtëzime Serbisë në lidhje me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, sepse sipas tij, forma të tjera deri më sot nuk kanë treguar sukses dhe këtë më miri sipas Hotit  tregon numri i personave që akoma figurojnë të zhdukur që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …