Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ka treguar për herë të parë qëndrimin e tij rreth formimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Hyseni thotë se Kosova duhet të vendos kushte në tavolinën e bisedimeve, për ta pranuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. “Unë po e them për herë qëndrimin tim për Asociacionin. Mendoj që ai duhet të themelohet me disa kushte. Normalisht kur them formimin e Asociacionit, e them në kuptim të respektimit të plotë të Kushtetutës së Kosovës. Ne duhet të qesim kushte. Asociacioni duhet të themelohet nëse Serbia pranon kushtin që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për heqjen e vendeve të rezervuara për serbët dhe të hiqet neni i Pakos së Ahtisarit që nuk lejon që të bëhen vendime të mëdha në kuvend pa pajtueshmërinë e deputetëve nga komuniteti serb”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …