leoni

Vaxhid Sejdiu: Një ligjëratë në shërbim të “Shkollës Shqipe”...

Vaxhid Sejdiu: Një ligjëratë në shërbim të “Shkollës Shqipe”…

Mësuesit pjesëmarrës përcjellin me vëmendje ligjëratën e prof. Dr. Adriana Fishta – Bejko, në seminarin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër.

Në seminarin e «Shkollës Shqipe» në Zvicër të organizuar me datën 21 nëntor 2021 në mesin e ligjëratave ishte edhe ligjërata e profesoreshës Adriana Fishta – Bejko. Një ligjëratë që solli një mendim ndryshe, që solli një analizë të përshkruar edhe me detaje qoftë kur foli për të kaluarën apo për të tashmen e organizimit të shqiptarëve, me theks të veçantë të shkollës shqipe.

  E veçanta e ligjëratës së saj ishin fjalët motivuese të dhëna në formë urimi, për hapjen e shkollave shqipe.  Me të drejtë prof. Dr. Adriana Fishta – Bejko përgëzon stafin e “Shkollës shqipe” në Zvicër “për arritjet e shkollave shqipe në Zvicër, ku numri i shkollave i tejkalon parashikimet e çdo shteti tjetër ku jetojnë shqiptarët”.

Të rrallë janë ata të cilët i gëzohen suksesit të të tjerëve. Vetëm mësuesit, atdhetarët e devotshëm të kombit shtrijnë dorën apo më mirë i gëzohen suksesit të kolegëve sikur për sukseset e tyre. Dhe e thotë me plot gojën “keni arritur një sukses të padiskutueshëm”.

Ligjërata e saj mund të ndahet në dy pjesë, por që në fakt përbëjnë një tërësi.

E para, flet për përpjekjet për një sistem unik të shkollave shqipe në Mërgatë, për një sistem unik të teksteve shkollore dhe për një mësimdhënie unike.

Dhe e dyta, esenca e ligjëratës së saj metoda e të mësuarit me bazën tek truri, sepse “Mësimi i bazuar tek truri i referohet metodave bashkëkohore të mësimdhënies modeleve të mësimeve dhe programeve shkollore që bazohen në kërkimet e  fundit shkencore se si mëson truri dhe jo vetëm kujtesa”.

Mësuese dhe mësues pjesëmarrës në seminarin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër

Në pjesën më të madhe të punimit të saj, ajo duke sjellë fakte dhe ngjyra të kohës së Kongresit të alfabetit foli edhe për përpjekjet  e mësuesve në Zvicër duke thënë: “Dhantë pra zoti edhe ky seminar qoftë si themel i një bashkimi të kolegëve me ideale të përbashkëta, si një agim i një jete të re, i një jete urtësie dhe vëllazërie. Tani dimë që jemi edhe të zot  për urtësi dhe për bashkim. Një vëllazëri që po rrënjoset në mes të mendjeve tona, dhe ato rrënjë që do të na japin gjithë këtë fuqi të re nën moton “Së bashku mundemi”. Një ligjëratë që zgjoi jo vetëm emocion te mësueset dhe mësuesit pjesëmarrës, por edhe një respekt të veçantë për punën saj shumëvjeçare në shërbim të mësimdhënies. Dhe thirrje e saj që të bashkëveprojmë në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe ishte thirrje angazhimi dhe përkushtimi që ta shohim shkollën shqipe kudo ndryshe dhe sa më afër fëmijëve shqiptarë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …