leoni

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thërret serbët e Kosovës që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndëretnike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të distancohen nga secili person që mundohet t’i rikthejë në të kaluarën përmes gjuhës së urrejtjes ndëretnike. “Kosova u ndërtua me shumë vuajtje, dhembje e sakrifica. Pas luftës së përgjakshme, ajo gjeti forcën dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar konsolidoi demokracinë dhe krijoi një ambient ku shqiptarët dhe komunitetet pakicë, të jetojnë bashkë në paqe e harmoni”, ka shkruar Haradinaj duke shtuar se “fatkeqësisht, investimin shumëvjeçar në Kosovë, kohë pas kohe janë munduar ta cenojnë personazhe të shumtë me gjuhë të urrejtjes, siç është rasti i fundit i ministrit serb Vulin”. Haradinaj ka rikujtuar faktin se për shkak të një gjuhe të tillë, kishte shkarkuar dy anëtarë serbë të kabinetit të tij gjatë kohës kur shërbente si kryeministër i vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …