Nga reshjet e shumta atmosferike, lumi Vjosa doli nga shtrati dhe shkaktoi përmbytje. Mediet në Shqipëri njoftojnë se aq e madhe është prurja e ujit në këtë lum sa në disa vende ka shembur argjinaturat dhe ka shkaktuar përmbytje të shtëpive në fshatrat ku ai ka dal jashtë shtratit. Thellësia e ujit ka arritur deri në 7 metra dhe kjo sasi e jashtëzakonshme e ujit ka shkaktuar vështirësi edhe në qytetin e Vlorës. Vazhdimi i reshje atmosferike po bënë që prurja e ujit të rritet edhe më shumë dhe kjo i ka shtyrë organet përkatëse për ballafaqim me situata të tilla që të kërkojnë nga qytetarët të marrin masa për evakuim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …