Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha sot, nuk ishte asgjë më shumë sesa një manifestim i ish-kryeministrit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi më tutje se asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD-së. “Sot duhet të ishte një ditë feste për PD por kjo ditëlindje është e thyer. Sot nuk është një ditë e mirë as për PD dhe demokracinë shqiptare. 31 vite pas themelimit u bëmë dëshmitarë të në manifestimi personal të Berishës kundër SHBA. I bëjmë të ditur çdo demokrati se kjo ishte përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marrë peng PD dhe për ta kthyer në një bunker të interesave të veta personale”, ka theksuar Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …