Njoftohen qytetarët e komunës së Vitisë, se me datë 28.12.2021, (e martë), prej orës 12:00 mbahet Debati Publik i kryetarit të komunës së Vitisë Sokol HALITI, organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës dhe Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun.
Ky debat do të zhvillohet përmes platformës online, ku do të jepet përmes ueb faqes së komunës në facebook: “Komuna e Vitisë” si dhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv në Plus TV.
Me këtë rast, ju do të keni mundësi të njiheni me punën dhe zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë për gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2021, andaj pyetjet tuaja mund ti adresoni në platformën “Google Forms”.