Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka njoftuar se gjatë bisedës me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, e ka paralajmëruar për pasojat me të cilat do të përballej Moska zyrtare nëse do të provonte ta pushton Ukrainën. “Unë ia kam bërë absolutisht të qartë Presidentit Putin se nëse ai shkon në Ukrainë, pasojat ekonomike për ekonominë ruse do të jenë shkatërruese” është cituar të ketë deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden. Ai ju ka deklaruar gazetarëve se mundësia e dërgimit të trupave tokësore amerikane në Ukrainë në rast të një pushtimi rus “nuk ishte në rend të ditës”, megjithëse Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s do t’u kërkohet të dërgojnë më shumë trupa në kufijtë lindorë të NATO-s për ta forcuar linjën e mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …