Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari ka deklaruar se pandemia ka goditur jo vetëm ekonominë por edhe arsimin. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka deklaruar se orët e mësimit që nuk janë mbajtur në shtator, do të kompensohen. Task-Forca brenda MAShT janë dakorduar dhe kanë dhënë në të gjitha shkollat një propozim një kalendar të zëvendësimeve ku janë paraparë disa të shtuna. Pushimi dimëror do të fillojë më vonë dhe është planifikuar zëvendësimi të të gjitha ditëve të humbura. Mësimdhënësit do të veprojnë sipas situatës dhe t’i respektojnë vendimet e IKShPK, ministrisë së Shëndetësisë por edhe të MAShTI. Nëse ata e shohin se mësimi me prani fizike veç po mbetet i rrezikuar atëherë ne me të gjitha mundësitë do të angazhohemi në mësimin online, i cili nuk është më i miri ngase ka mungesë të pajisjeve, numër të konsiderueshëm të nxënësve që nuk do të mund të kyçen fare dhe do të jetë vit më i vështirë. Por ne do të angazhohemi të arrijmë atë që mundemi brenda mundësive dhe rrethanave të krijuara”, ka deklaruar krye sindikalisti i Arsimit, Rrahman Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …