Shtetet e G7-tës kanë paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasoja serioze nëse e sulmon Ukrainën. Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka njoftuar se vendet e G7-tës, të përbëra nga SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania, i kanë dërguar një mesazh shumë të qartë presidentit rus, Vladimir Putin, për çështjen e Ukrainës, duke paralajmëruar se nëse ai sulmon Ukrainën, do të ketë pasoja të mëdha. “Mbretëria e Bashkuar ka qenë e gatshme të vendosë sanksione ekonomike kur dëshiron të dërgojë mesazhe të qarta dhe të arrijë qëllime të qarta. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet. Ne i dërguam një mesazh shumë të qartë të unifikuar nga ky takim i G7-s (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në takim u tha se çdo ndërhyrje e Rusisë në Ukrainë do të ketë pasoja të mëdha me çmim serioz”, ka theksuar sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …