Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishme, që shkatërruan shumë qytete në shtetin amerikan, Kentaki, mund të shkojë në mbi 100, paralajmëroi guvernatori i këtij shteti. Deri më tani, 80 viktima janë konfirmuar vetëm në Kentaki, ndërsa 14 të tjera janë raportuar në katër shtete të tjera. Gjashtë amerikanë kanë vdekur në Illinois, pasi një depo e kompanisë Amazon, me rreth 100 veta brenda, është shembur. Disa prej tyre vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Në Tenezi janë konfirmuar katër viktima, në Arkansas dy dhe në Misuri një. Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë duke u zbehur. Prej ditës së shtunë në mëngjes nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …