Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti se po bënë luftë gjahu me sindikatat e pavarura. Në seancën plenare, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se paaftësia e Qeverisë Kurti për t’i dal në ballë premtimeve që vet i kanë bërë ndaj sindikatave, po i konvertojnë në shantazh dhe kërcënim direkt ndaj tyre. “Kryeministri i ka pasur farsa premtimet e tij për mbështetjen e sindikatave. Sot, kryeministri Kurti nuk po i pret më në takime, as për dialog. Ai po i shantazhon e kërcënon sindikatat”, ka thënë, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …