Kryeministri, Albin Kurti, ka vazhduar sulmin kundër krerëve të sindikatave të Kosovës edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, pasi është bindur se ata nuk mund t i ndërrojë nga postet e tyre. Derisa deputetja e PDK-së Eliza Hoxha kërkoi nga qeveria të përkrahen sindikalistët, Kurti tha se ka sindikalistë që në fushatë zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunim me PAN-in. Si subjekt socialdemokrat kemi qene afër sindikatave, por as dikur as sot krerët e sidnikatave nuk kane qënë te njejtë. Në njërën anë kemi pas sindikalistë të cilët përgjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht. Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojt ndërmarrjet, vendet e punës, i kanë mbrojt punëtorët dhe për atë gjë janë rrahur nga grupe të caktuara që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv, këto po që janë elemente fashiste sepse rrahja e sindikalistëve është dukuri fashiste që nuk ka ndodh vec te na. Në anën tjetër kemi sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha Kurti në Kuvend, dhe për këtë pretendon të hakmerret.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …