Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, sot ka filluar të paraqesë fjalën e tij dëshmitari i dhjetë në gjykimin kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Dëshmitari pa identitet publik mban kodin WO4674, po dëgjohet nën masa mbrojtëse të sigurisë. Ndërkohë dëshmia e tij ka kaluar në dëgjim privat, pasi prokurorja kërkoi të merrte informacione që mund t’ia zbulonin identitetin e dëshmitarit. I Arrestuari i Gjykatës Speciale, Salih Mustafa është pranishëm me video-lidhje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …