Bashkimi Evropian duhet që ta sanksionojë liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga Bosnje e Hercegovina, tha të hënën ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Barbok. Ajo që mori postin e ministres së Jashtme javën e kaluar, u tha gazetarëve në Bruksel, se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është “shqetësuese” dhe se përpjekjet e Dodikut që Republika serbe të shkëputet nga Bosnja, ishin “të papranueshme”. “Për mua personalisht kjo nënkupton që regjimi ekzistues i sanksioneve duhet të përdoret dhe kundër zotit Dodik”, tha ajo pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku ajo bëri presion për sanksionimin e Dodikut.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …