Nënshkruhen kontratat në mes kryetarit Bahtrirt dhe 7 bizneseve për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me përfaqësuesit e 7 bizneseve vendore dhe ndërkombëtare kanë nënshkruar kontratat për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në Parkun Industrial në fshatin Frashër të komunës së Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri me këtë rast u shpreh tepër i kënaqur për një mundësi  të tillë sepse kjo është  sipas kryetarit Bahtiri, mbi të gjitha mundësi për bizneset dhe qytetarët e Mitrovicës.

“Ky  takim është njëri nga takimet më të rëndësishme në punën time si kryetar i Mitrovicës.

Kjo për arsyen që po takojë përfaqësuesit e biznesit që sot janë shtylla e zhvillimit ekonomik.

Sot, po nënshkruajmë bashkërisht këto kontrata me zotimin që secili nga ne do të bëjmë maksimumin që ta përmbushim atë pikë për pikë aq sa na takon, dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.” – theksoi ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Përfaqësuesit e bizneseve që nënshkruan kontratat theksuan që ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre biznesor, për zgjerimin e mëtejmë të bizneseve të tyre, që përfshijnë  fusha të ndryshme, nga materialet ndërtimore, industriale, bujqësore etj.

Këto biznese shumë shpejtë do të fillojnë implementimin e projekteve të tyre, kurse komuna garanton lehtësimin e procedurave të nevojshme për përparimin sa më të shpejtë të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …