Ambasadorët e Amerikës, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe BE-së takohen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

Ambasadorët e Amerikës, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe BE-së takohen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Bashkimit Evropian  pritet të takohen me kryetarin e  PD-së, Lulzim Basha një ditë pas tensioneve të shtuara në selinë blu. Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha hyri një ditë më parë në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ai tha se anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD-së, të zgjedhur në Kuvendin e 11 dhjetorit do zhvillojnë mbledhje në shtëpinë e demokratëve, me qëllim diskutimin e problemeve të rëndësishme të të ardhmes. Sali Berisha tha se deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …