Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Mujë Krasniqin, i cili së bashku me 41 luftëtarë ka rënë heroikisht 23 vjet më parë. Limaj ka thënë se komandant “Kapuçi” dhe të gjithë dëshmorët e kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë. “Sot kujtojmë me pietet të lartë bashkëluftëtarin tim, Mujë Krasniqi, në 23-vjetorin e rënies heroike. Mujë Krasniqi ra heroikisht së bashku me 42 bashkëluftëtarë të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Muja dhe të gjithë dëshmorët e kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë. Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 23 vitesh, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …