Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin trevjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ka deklaruar se kjo ushtri është krenaria e përhershme e shtetit. Ai ka thënë se ushtria nuk do të ishte e tillë pa vendosmërinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. “Tri vite më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi legjislacionin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës Pas shpalljes së pavarësisë, ky proces ishte momenti më i rëndësishëm në forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ushtria jonë, që çdo ditë po e dëshmon veten me nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe përvetësimit të standardeve të NATO-s, nuk do të ishte e tillë pa insistimin dhe vendosmërinë për formimin e saj edhe të dy liderëve tanë historikë Kadri Veselit, atëherë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e përhershme!”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …