leoni

Smajl Latifi: Në kërkim të lirisë, ata ranë për t’i ngrohur dielli i lirisë, shqiptarët dhe trojet tona.

Smajl Latifi: Në kërkim të lirisë, ata ranë për t’i ngrohur dielli i lirisë, shqiptarët dhe trojet tona

23 vjet pa Komandant Kapuçin dhe 41 bashkëluftëtarët e tij!
Në 23 -vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi, sot së bashku me Komandantin e Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës të cilët ishin në marshim në nderim të kësaj dite, me bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve e martirëve, bëmë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës së dëshmorëve te vendi i rënies në malet e Pashtrikut.
Rrugëtimi drejt lirisë nuk i ndaloi asnjëherë, as kur thuajse ishin të mbyllura shtigjet e monopatet e Pashtrikut, as në kushtet më të vështira, e as në dimrat e acartë! Ata çanë shtigjet duke u përballur flakë për flakë me armikun. Lufta jonë çlirimtare nuk ndalej sepse asaj i dhanë zemër heronjë që u pavdekësuan në këtë marshim e bashkëluftëtarët e tyre, të cilët në dimrin plot acar të 14 Dhjetorit 1998, zhvilluan betejën heroike e të ashpër me pritën e madhe dhe të shumëfishtë armike, me gjakun dhe jetët e tyre i dhanë shpirt e madhështi luftës për lirinë e atdheut.
Mujë Krasniqi, Rifat Mziu, Ilir Asllani, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, dhe Xheladin Xheladini, Avni Kutllovci.
Në këtë marshim të vështirë mbetën edhe shumë të plagosur.
Gjaku i dëshmorëve, është në themelet e lirisë, në themelet e shtetit dhe të Ushtrisë, e cila sot ka 3 vjetorin e themelimit.
Në ditët e sotme ndihemi me fat që i takojmë gjeneratës e cila, jo vetëm që barti mbi supet e veta dhe përjetoi luftën çlirimtare, por gjithashtu edhe ne po e shijojmë lirinë, të cilën e fituan Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë dhe të gjithë dëshmorët e atdheut.
14 Dhjetori është kujtimi ynë i paharruar për dëshmorët e lirisë, është krenaria jonë për Ushtrinë, e cila ka në themelet e saj gjakun e dëshmorëve dhe gjithë të rënëve.
Respekt dhe mirënjohje edhe për pjesëmarrësit e tjerë, bashkëluftëtarë e të plagosur në betejën e ashpër të 14 dhjetorit 1998!
E përjetshme është vepra e dëshmorëve të kombit!
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …