leoni

Komuna e Vitisë mbështet bletarët vitias me 50 centrifuga

Komuna e Vitisë, ka ndarë sot për bletarë të kësaj komune 50 centrifuga. Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre pajisjeve të rëndësishëm për bletarët i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arlinda Sahiti, drejtoresh e DBZHR-së Viti.

Kryetari Haliti para bletarëve tha se komuna të cilën ai e udhëheq do të vazhdoj të përkrahë këtë sektorë shumë të rëndësishëm. “ Kemi përkrahur fermerët tanë dhe po vazhdojmë ta bëjmë atë në të gjitha sektorët, gjithashtu po vazhdojmë të përkrahim bletarët vitias por kësaj radhe me centrifuga të cilat janë blerë me të hyrat vetanake të komunës. Këto pajisje janë shumë të rëndësishme pasi që lehtësojnë punën e bletarëve. Profesioni i bletarisë është shumë i rëndësishëm dhe ne synojmë të përkrahim bletarët tanë të zotë që të gjenerojnë të hyra për familjet e tyre duke ju ofruar kushte për ushtrimin e veprimtarisë së tyre”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se qeverisja e tij do të vazhdoj të mbështes edhe sektorë të tjerë bujqësor me qëllimin më të mirë që të rritet cilësia por edhe sasia e prodhimit të kulturave të ndryshme dhe bashkë me të edhe fitimi.

Kurse Arlinda Sahiti, drejtoresh e DBZHR-së në Viti, tha se edhe në vitin në vijim pritet të përkrahen bletarët vitias. Ajo shtoj se në pajisjen e bletarëve me këto centrifuga bletarët kanë bashkëparticipuar me 25% të vlerës së tyre.

Ndërkaq, bletarët vitias falënderuan kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për këto pajisje duke i cilësuar ato si shumë të rëndësishme në sektorin e bletarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …