Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përfshirjen e Projektligjit për paga në agjendën legjislative për këtë vit. Ajo në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se pajtohet me kritikat e opozitës vetëm për këtë pikë, ndërsa pjesa tjetër, sipas saj është teknike dhe estetike. “Nëse është një çështje që pajtohem është fakti i kritikës së opozitës se ky ligj nuk është dashur të jetë për sivjet. Pasi qeveria e ka tendencën për t’i trajtuar projektligjet në mënyrë përmbajtjesore dhe si e tillë është dashur të reflektojë në start që mos të sillet në tetor të këtij viti”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …