leoni

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mori pjesë në aktivitetet, në shënim të 50-vjetorit të themelimit të revistës, “Edukata Islame”

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mori pjesë në aktivitetet, në shënim të 50-vjetorit të themelimit të revistës, “Edukata Islame”

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mori pjesë në aktivitetet për 50-vjetorin e themelimit të revistës “Edukata Islame”. Me këtë rast, ai ka thënë se kjo revistë ka kaluar në sfidat e njëjta me të cilat është përballur edhe populli i Kosovës. “Veprimtaria gjysmëshekullore e revistës ‘Edukata Islame’ ka kaluar nëpër sfida dhe plot kthesa, ashtu siç ka qenë historia dhe fati i popullit tonë. Revista, pavarësisht vështirësive me të cilat u përball, falë vizionit, urtësisë dhe vendosmërisë së drejtuesve të saj arriti ta zhvillojë misionin e saj dhe si e tillë është dëshmi e përpjekjeve vetëmohuese për të qëndruar me integritet të pacenuar përballë çdo sfide dhe pengese. Revista e ka nisur misionin e saj këtu e 50 vjet më parë, më 1971, kur pa dritën e botimit numri i parë i revistës”, ka thënë ai Ai ka treguar një historik të shkurtër të themelimit të kësaj reviste fetare duke kujtuar edhe drejtuesin e saj të parë, derisa ka thënë se e njëjta është një trashëgimi që s’ka çmim.

“Dalja e një reviste të tillë këtu e pesë dekada më parë ishte sukses i prekshëm i vizionit të udhëheqësve të BIK-ut të cilët pas Luftës së Dytë Botërore u përballen me regjimin dhe filozofinë komuniste në njërën anë dhe me dhunën serbe në anën tjetër. Pas disa ndryshimeve që ndodhën asokohe në kuadër të ish-Federatës Jugosllave edhe për Kosovën filloi të fryjë klimë më liberale dhe në këtë kontekst si të gjitha institucionet e tjera në Kosovë edhe BIK-u e shfrytëzoi këtë ndryshim duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet e saj dhe nxori akte e vendime për të themeluar institucione të cilat jo vetëm që do t’i rezistonin kohës por do të bëheshin bartëse të identitetit dhe subjektivitetit institucional, nacional, kulturor, fetar dhe arsimor”, është shprehur ai.

Sipas tij, qysh në fillim kjo revistës është dizajnuar si revistë fetare islame. “Ishte fat i madh që në këtë kohë në krye të shoqatës ishte vizionari dhe pedagogu i shquar haxhi Sherif Ahmeti i cili jo vetëm që kishte vizion për revistën, por në atë kohë bëri projektin dhe mori përsipër drejtimin e revistës. Ai është edhe kryeredaktori dhe drejtuesi i parë i revistës ‘Edukata Islame’. Ai arriti t’i japë jetë, formë dhe fizionomi e tematikë. Me pak bashkëpunëtorë por për të parën herë në gjuhën shqipe në Prishtinë del ‘Edukata Islame’,  themelimi i të cilës është akt historik”, ka deklaruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …