Ky kuvend madhështor ku pritet të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme asfikson segregacionin politik të PDSH-së të projektuar nga regjenca komunisto-berishiste e 11-të dhjetorit e konstruktuar nga puçi statutor me shpërdorim e falsifikim të stemës, vulës, logos e firmave që u tentua të finalizohej me pushtimin institucional të shtëpisë tonë të përbashkët, selisë qendrore të PDSH-së. Pas dështimit me turp në inkursionin për pushtimin e selisë regjenca e fabrikuar nga kryefoltorja e tipit bolshevik në stadiumin kombëtar Air Albania do të përpiqet për të “finalizuar “segregacionin politik me “referendumin” ilegjitim, antistatutor në të njëjtën ditë me kuvendin kombëtar të PDSH-së.
Berisha dhe berishët i kanë humbur të gjitha betejat në strukturat legjitime të zgjedhura me votë të PDSH-së. Në kryesinë qëndrore, në këshillin kombëtar, në kolegjin e kryetarëve, në numrin e delegatëve firmëtarë dhe së fundmi do të shpartallohen me dt 18-të.
Me dt 18-të Berisha, Napoleoni i Farih Balliut do të shpartallohet si perandori në Vaterlo.
18- të dhjetori është kuvendi i bashkimit të të gjithë demokratëve shqiptarë.
Një parti- një kuvend.