Lumir Abdixhiku

Paralajmërimet për krizën energjetike nuk u dëgjuan, tani Qeveria fajëson qytetarët, thotë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se kriza energjetike është paralajmëruar tash e pesë muaj, ndërsa në kohën kur vendet e rajonit bënin garë për blerjen e energjisë elektrike me çmim më të lirë, kryeministri Albin Kurti krekosej nëpër qendra rajonale e evropiane me narracione fiktive për zhvillimin të pashembullt ekonomik që Kosova me të po e përjetonte. Abdixhiku shkruan se paralajmërimet për krizën energjetike nuk ishin dëgjuar, ndërsa për paaftësinë e tyre Qeveria fajësohen qytetarët tanë. Tani kë do të fajësojnë për këtë krizë në një Qeveri që i ka krejt; i ka dhe njerëzit e vet të zënë  me punë në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik, dhe nuk arrin të sigurojë as një produkt bazik në këtë zhvillim të pashembullt ekonomik. Për paaftësinë e tyre do të fajësohen qytetarët tanë. Për shpenzimin e energjisë në larje të dhëmbëve me ujë të ngrohtë e për vet çmimin e lirë të energjisë. Tani edhe çmimi i energjisë na u bë i lirë. Kjo para hyrje e tyre është paralajmërim për shtrenjtimin e radhës që do ta bëjnë. Por as shtrenjtimi i rrymës e as rekomandimet tallëse për kursim nuk do ta kapërcejnë ketë krizë që sapo ka nisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …