Rryma

Maqedonia i ofron Kosovës rrymë elektrike në këmbim të thëngjillit

Në kohën e krizës energjetike kudo në Evropë e veçmas në rajonin e Ballkanit, ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka folur rreth mundësisë së  arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbim energjetik, lidhur me blerjen e një sasie të thëngjillit nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, e në këmbim të kësaj, Kosova të furnizohet me rrymë.  Ai deklaroi se ka përcjellë ofertën konkrete tek autoritetet në Kosovë. Gjatë takimit, në kuadër të temave, të cilat u diskutuan, me siguri që ne si Maqedoni e Veriut e kemi përgatitur edhe një ofertë konkrete, të cilën ua kemi dorëzuar autoriteteve në Republikën e Kosovës sa i përket rritjes së bashkëpunimit në sektorin energjetik dhe pikërisht njëra ndër kërkesat kryesore është edhe furnizimi i Maqedonisë së Veriut me thëngjill nga ana e Kosovës”.  “Kërkesa e Maqedonisë së Veriut është tre milionë tonë në vit për nevojat e termoelektranës së Manastirit dhe asaj të Osllomeit dhe në shkëmbim të saj të furnizojë Republikën e Kosovës dhe nevojat e KEK-ut me energji elektrike, të cilat do t’i prodhojnë në tri blloqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …