leoni

FSSHK e quan skandaloz dhe ofendues vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e punonjësve shëndetësor

FSShK i jep kohë Qeverisë që deri të hënën t’i thërrasin në dialog social, ose nga 21 dhjetori fillon greva e përgjithshme, 24-orë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) i kanë dhënë institucioneve kohë që deri të hënën t’i thërrasin në dialog social ose përndryshe sipas tyre nga e marta më 21 dhjetor do të futen në grevë të përgjithshme, 24-orëshe. “Këshilli Drejtues i FSShK është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësorë, por edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësorë , andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë kruciale për vazhdimin e veprimeve sindikale”,ka njoftuar FSShK-ja.

Njoftimi i plotë i FSShK-së:

Këshilli Drejtues i FSShK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021 ka vendosur unanimisht që t’i hap rrugë dialogut social, duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucional sikurse ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, me të vetmen kërkesë, diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave.

Këshilli Drejtues i FSShK-së mirëpret nga të lartpërmendurit zhvillimin e takimeve më së largu deri të hënën me datë 20.12.2021, nëse nuk do të realizohet asnjë takim deri me këtë datë, Këshillin Qendror Grevist është autorizuar nga Këshilli Drejtues i FSShK-së që me datë 21.12.2021 e martë të mbaj grevë të përgjithshme 24 (njëzetekatër) orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore.

Këshilli Drejtues i FSShK është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësorë, por edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësorë , andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë kruciale për vazhdimin e veprimeve sindikale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …