Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se Prokuroria e Gjykatës Speciale po pretendon që përmes kërkesave për të zgjeruar përmbledhjen e aktakuzës në 150 mijë fjalë, krimet të cilat kanë ndodhur në Kosovë, të paraqiten në nivel më të madh sesa krimet që i ka bërë Slobodan Millosheviqi e Karaxhiqi, në tri luftërat e viteve 90-të. Në këtë mënyrë bëhet fjalë për luftërat në Kosovë, Bosnje dhe në Kroaci, pasi që prokuroria ka kërkuar nga gjykatësi që ta zgjerojë përmbledhjen e aktakuzës në 150 mijë fjalë, që është më e madhe se ajo për tri luftërat dhe krimet e Millosheviqit. Me këtë rast avokati mbrojtës, Emmerson ka deklaruar se me një logjikë të tillë, me rreth 300 dëshmitarë të supozuar, vetëm gjykimi do t’i marrë tri vite. Emmerson e pyeti gjykatësin se a do të ketë përgjegjësi nga prokuroria për këtë fakt. Mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ankua se Zyra e Prokurorit nuk po i respekton afatet sa i përket nxjerrjes së materialeve, qoftë atyre provuese apo shfajësuese. Po ashtu, avokatët mbrojtës patën edhe ankesa lidhur me materialet që lidhen me dëshmitarët që Prokuroria po përpiqet t’i ftojë në gjykim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …