Klaudia Tanner: Situata në Ballkanin Perëndimor është e qëndrueshme, por duhet të llogariten konfliktet e mundshme

Klaudia Tanner: Situata në Ballkanin Perëndimor është e qëndrueshme, por duhet të llogariten konfliktet e mundshme

Ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner tha se situata në Ballkanin Perëndimor është ende e qëndrueshme, por se për shkak të situatës aktuale, duhet të llogariten konfliktet e mundshme. Zonja Tanner vuri në dukje situatën në Bosnjë e Hercegovinë, ku Austria është e pranishme në misionin ndërkombëtar të EUFOR-it me 180 ushtarë, shkruan Al-Xhazira-Ballkan. Aktualisht, nuk ka pasoja për detyrat ushtarake, por situata e sigurisë dhe ajo politike monitorohen vazhdimisht, tha ajo në një takim virtual. Sipas deklaratës, në takim morën pjesë edhe ministrat e mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Klaudia Tanner shprehu gatishmërinë e Austrisë për t’i mbështetur trupat e Bashkimit Evropian për veprim të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për korrupsion

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke …