Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorët komunalë, kanë pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai duke e uruar kryetarin Nura për mandatin e ri, pas fitores së PDK-së në zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar, ka thënë se ka qenë e rëndësishme rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të udhëhequr komunën. Lista e PDK-së për asamble, sipas Krasniqit, ka qenë ndër më të mirat në gjithë vendin. Edhe kryetari, Fadil Nura e ka falënderuar kreun e PDK-së, për mbështetje të vazhdueshme ndaj Komunës së Skenderajt, duke siguruar për angazhim maksimal të të gjithë stafit, në realizim të projekteve kapitale dhe zhvillim ekonomik të Skenderajt.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …