Kryetari i ligjshëm i PD-së, në Shqipëri, Lulzim Basha ka kërkuar edhe largimin e anëtarëve të PD-së në komisionet Parlamentare. Konkretisht mësohet se Partia Demokratike ka depozituar në kuvend kërkesën për ndryshimin e kryetares së komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi dhe disa sekretarëve. Bëhet fjalë për deputetët që janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, për Flamur Nokën, Albana Vokshin, Oerd Bylybashin dhe Belind Këlliçin. Pavarësisht nga kjo pritet që të ketë një njoftim zyrtar, pasi nuk dihen as emrat e deputetëve që do t’i zëvendësojë. Në PD ka nisur një betejë e brendshme, ku deputetët janë ndarë në mbështetës të Lulzim Bashës i cili mban sot vulën e partisë, dhe në mbështetës të Sali Berishës, i cili pretendon të marrë partinë duke thënë se Lulzim Basha është shkarkuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …