Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se kryetarët e komunave, nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që mbahet sot, ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike në Kosovë. Arsye e mospjesëmarrjes është fakti se Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është ftuar zyrtarisht. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ftuar vetëm Kryetarët, thuhet në njoftim. Më tej saktësohet se mos ftesa për Asociacionin e Komunave të Kosovës bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe kryetarëve të saj. Asociacioni i Komunave të Kosovës është i komunave dhe Ministritë duhet ta shohin atë si aleate e jo ta injorojnë. Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, me një veprim të tillë injorohen vetë kryetarët dhe komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …