NATO-ja hodhi poshtë përpjekjen e Rusisë për të penguar ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në Aleancë dhe i kërkuan Moskës që t’u kthehej bisedimeve të ndërmjetësuara nga Franca dhe Gjermania për të zbutur tensionet në rritje në kufirin Rusi-Ukrainë. Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin po shtyn për dialog të drejtpërdrejtë me administratën e homologut të tij amerikan, Joe Biden për të zgjidhur problemin në kufi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e cilësoi Rusinë si “agresore”, duke përsëritur akuzën se Moska ka grumbulluar forca të mëdha në kufirin e Ukrainës. Edhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve janë nga vendet që janë gjithashtu aleatë të NATO-s, paralajmëruan për sanksione masive ekonomike nëse Rusia ndërmerr veprime ushtarake. Duke u takuar në Bruksel në një samit të BE-së, liderët evropianë kërkuan një kthim në “Formatin e Normandisë”, një dialog katërpalësh midis Parisit, Berlinit, Kievit dhe Moskës që synon t’i japë fund konfliktit. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …