Rreth 25 persona kanë gjetur vdekjen dhe 20 të tjerë janë helmuar rëndë në Turqi, pasi kanë konsumuar një lloj alkooli të falsifikuar dhe të futur në mënyrë kontrabandë në vend. Shtatë persona vdiqën në lagjen ‘Esenyurt’ të Stambollit, mes tyre tre të huaj. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se kishte kryer një numër bastisjesh në disa provinca turke dhe sekuestroi më shumë se 30,000 litra alkool të jashtëligjshëm. “Po ashtu 60 persona u arrestuan pas kontrolleve në 342 adresa të veçanta”, tha Ministria në një deklaratë ditën e djeshme. Bastisjet kishin në shënjestër grupet kriminale që “duan të rrezikojnë shëndetin publik duke hedhur në treg pije të rreme ose të paligjshme”. Në mesin e adresave të kontrolluara ishin punishte dhe magazina ilegale, që ishin përdorur për të shitur alkoolin e rrezikshëm. Vdekjet e lidhura me alkoolin e falsifikuar janë të zakonshme në Turqi, pasi prodhohet dhe shitet në të zezë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …