Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti është në koalicion me Listën Serbe. Duke folur për dialogun e Kosovës me Serbinë, ai i ka kërkuar Kurtit që t’i bëjë kërkesë kryetarit amerikan Joe Biden, për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Nuk ka pse të frikësohet nga koalicioni me Listën Serbe, por t’i del përballë çështjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, dhe t’i drejtohet kryetarit të Amerikës. Kjo mënyrë e qasjes së Kurtit ndaj dialogut, duke provuar të na bind se ky nuk e implementon asociacionin, e në të njëjtën kohë implementon buxhet me Listën Serbe, pa Ligjin për pagat dhe pa buxhetimin e plotë projekteve të rëndësishme për vendin, nuk vlen. Kryeministri Kurti duhet me nxitim ta votojë Ligjin për buxhetin, pa Ligjin për pagat e më ndihmën e Listës Serbe, ju siguroj se po i ndihmon agjendës së Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …