Fjalimi i Vjosa Osmanit, në Kuvend, është bojkotuar me mospjesëmarrje të deputetëve të LDK-së PDK-së dhe AAK-së

Fjalimi i Vjosa Osmanit, në Kuvend, është bojkotuar me mospjesëmarrje të deputetëve të LDK-së PDK-së dhe AAK-së

Kryetarja, Vjosa Osmani, pas përfundimit të fjalimit vjetor, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës,  të cilin e kanë bojkotuar deputetët e  opozitës,  ka shkuar tek ulëset e pesë deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Besjan Mustafa, Valentina Bunjaku e  Anton Quni, të cilët ishin të vetmit nga LDK-ja që morën pjesë në Kuvend, gjatë fjalimit të saj. Ajo është parë e disponuar gjatë përshëndetjes me ta, madje nuk ka mjaftuar vetëm një zgjatje dore, por është përqafuar me veçanërisht me deputeten, Valentina Bunjaku, nga LDK-ja. Fjalimi i sotëm i zonjës Osmani  është bojkotuar me mospjesëmarrje në seancë nga ana e tri partive opozitare: LDK, AAK  dhe PDK. Ishin vetëm pesë deputetë opozitarë të LDK-së  që thyen qëndrimin e partive të tyre, duke marrë pjesë në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …