Pozita dhe opozita zhvilluan homazhe të ndara te Monumenti,“Nënë Shqipëri” për Ditën e Dëshmorëve. Ishte opozita e para që bëri homazhet e saj. Pas tyre, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha para mediave se PD-ja është e vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për një Shqipëri të lirë dhe të çliruar nga krimi e korrupsioni. Ndërsa mazhoranca përfaqësohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryeparlamentari Ilir Meta, ministrja Mimi Kodheli dhe deputeti Pandeli Majko. Partia Komuniste si gjithherë nuk ka munguar as sot para Monumentit, “Nënës Shqipëri”, për të nderuar dëshmorët e Atdheut në ditën e tyre përkujtimore. Me foto të Enver Hoxhës, dhe pankarta “Rroftë Partia Komuniste” ata janë përkulur para Monumentit duke mbajtur grushtin lart. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …