“Të burgosurit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, ku ka rreth 1500

“Të burgosurit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, ku ka rreth 1500

Marrëveshja e nënshkruar me qeverinë britanike për riatdhesimin e të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Britaninë e Madhe po merret si  akt i pashembullt nga disa eurodeputetë të së djathtës në Parlamentin Europian, që i kanë bërë një propozim Komisionit që të shqyrtojë mundësinë që një marrëveshje e ngjashme të nënshkruhet nga Shqipëria me të gjitha vendet anëtare të unionit. Propozimi është ende jozyrtar, por drafti është nxitur nga eurodeputetët e së djathtës ekstreme franceze, që këshillojnë Komisionin nën shembullin e marrëveshjes së transferimit të të burgosurve të nënshkruar nga Shqipëria me Britaninë e Madhe.

“Të burgosurit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, rreth 1500. Në Francë ata ishin  të pestët me 551, sipas të dhënave të viti 2017. Ministri shqiptar i Drejtësisë tha se marrëveshja me Britaninë e Madhe parashikon ndihmë financiare nga Londra për transferimin e të burgosurve, përmes ndërtimit të një burgu të ri, ose rinovimit të burgjeve ekzistuese”, thuhet në draftpropozimin e eurodeputetëve francezë.

Sipas ministrisë së Brendshme britanike, nga muaj prill deri në korrik të këtij viti janë dëbuar 250 shtetas shqiptarë me precedentë penal. Statistikat britanike thonë se deri në mars të këtij viti, numri i të burgosurve shqiptarë në Britani ishte rreth 1600 vetë.

Ndërkohë, shifra relativisht të larta të burgosurish shqiptarë ka edhe në vendet e BE, kryesisht në Greqi dhe Itali. Në Greqi, numri i tyre në 2019 përllogaritet në rreth 3 mijë vetë. Në Itali, numri i shtetasve shqiptarë në burgje ishte rreth 2500 të burgosur.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …